Mjekët amerikanë dhe ata italianë operuan 10 fëmijë me probleme në zemër në Kosovë

14:02 | 4 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Një ekip i mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, të cilët shërbyen në kuadër të shoqatës ndërkombëtare “Gift of Life”, në kuadër të misionit“Goli”, kanë operuar 10 fëmijë me probleme në zemër në QKUK dhe kanë ekzaminuar 153 fëmijë të tjerë.

“Përzgjedhja e fëmijëve për operacion dhe ekzaminime është bërë nga Klinika e Pediatrisë në QKUK, kurse ekipi i mjekëve ndërkombëtar është asistuar nga mjekë dhe infermierë të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në komunikatën e ShSKUK-së

Ekipi mjekësor përbëhej nga kardiokirurgët, Herbert Stern dhe Roberto Tumbarello.

Të ngjashme