Shpërthen vullkani në Indonezi, banorët ikin shkaku i reve të hirit

13:51 | 4 Dhjetor 2021
A. B.

Një vullkan ka shpërthyer në ishullin indonezian Java, duke krijuar një shtëllungë të madhe hiri në qiell dhe ka mbuluar fshatrat aty pranë.

Banorët pranë malit Semeru në Javan lindore janë larguar dhe ekipet e shpëtimit po udhëtojnë në zonën e prekur, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Ndërkohë një organ monitorues lëshoi një paralajmërim për linjat ajrore për një re hiri që ngrihej deri në 15kilometra. Nuk dihet ende nëse ka viktima.

Vullkani, i cili ngrihet 3,676 m mbi nivelin e detit, ka shpërthyer më parë në muajin janar.

VAAC ofron këshilla për industrinë e aviacionit në lidhje me vendndodhjen dhe lëvizjen e hirit vullkanik potencialisht të rrezikshëm.

Pamjet në mediat sociale treguan banorët duke ikur ndërsa një re gjigante hiri u ngrit pas tyre. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme