Google ADS

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e këtyre dy të dyshuarve për vjedhje

12:58 | 4 Dhjetor 2021
A. B.

Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizimin e dhënë nga prokurori i Departamentit për Krime të Përgjithshme në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, është lejuar publikimi i fotografive në media të shkruara dhe elektronike i dy personave të dyshuar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se publikimi i fotografive për dy të dyshuarit ka për qëllim që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet i mundur identifikimi-lokalizimi dhe arrestimi i personave të dyshuar.

Personat e shpallur në kërkim janë të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” që ka ndodhur më 30 maj 2021, në Skenderaj.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e dy personave që kërkohen nga Policia. /arbresh.info/

Të ngjashme