Mehaj uron për 109 vjetorin e Forcave të Armatosura shqiptare: Sukseset tona do të forcohen në misione me SHBA-në

11:33 | 4 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka uruar homologun nga Shqipëri, ministrin Peleshi dhe Gjeneral Begajn me rastin e 109 vjetorit të themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Mehaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, vendimi për themelimin e Forcave të armatosura mbetët një nga vendimet më historike.

“Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, vendimi për themelimin e Ministrisë së Luftës dhe Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, më 4 dhjetor 1912, është dhe mbetet një ndër datat dhe ngjarjet më të mëdha historike, jo vetëm për Shqipërinë Mëmë, por edhe për të gjithë shqiptarët e mbetur jashtë kufijve të saj”, ka shkruar Mehaj.

Ai përmes një postimi në Facebook ka folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, ku ka thënë se ajo është në nivelet më të larta, duke shtuar se këto raporte do të forcohen në misione të përbashkëta në krahë me ShBA-në.

“E ardhmja e forcave e tona qoftë në procesin e integrimeve euroatlantike , qoftë në zhvillimin e avancimin e aftësive e kapaciteteve ushtarake, është natyrshëm i përcaktuar nga niveli i koordinimit dhe sinkronizimit të objektivave tanë. Suksese të përbashkëta që do të forcohen edhe më në misione të përbashkëta , përkrah aleatit tonë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë, ka shkruar Mehaj, raporton arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme