Google ADS

Gjendet unaza e martesës e humbur 60 vjet më parë

10:17 | 4 Dhjetor 2021
A. B.

Një grua është ribashkuar me unazën e martesës që humbi në një copë patate në Ishujt Perëndimor, 60 vjet më parë.

86 vjeçarja Peggy MacSween, nuk kishte besuar se do ta shihte më unazën e saj, pasi i rrëshqiti teksa mblidhte patate afër shtëpisë së saj në Benbecula, në Bregun Perëndimor të Skocisë, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Por pasi kohët e fundit mësoi për unazën e saj të humbur, një venas u nis për ta gjetur atë me një detektor metali.

Donald MacPhee e gjeti atë pas tre ditësh kërkimi në zonën ku dikur ishte copëza e patates.

“Ai erdhi tek dera dhe më tha se kishte diçka për t’më treguar, ishte unaza. Nuk e kisha besuar se do ta shihja ndonjëherë”, u shpreh MacSween.

Tutje, ajo tha se kishte dalur disa herë për ta kërkuar, por nuk e kishte gjetur. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme