Një person ka pranuar trajtim mjekësor, pas therjes me thikë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë, ku të përfshirë kanë qenë tre persona pas një mosmarrëveshje.
Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.
“Raportohet se pas një mos marrëveshje ka ardhur deri te përleshja në mes tre të dyshuarve meshkuj kosovar, ku njëri nga ta është therur me thikë. I lënduari ka pranuar tretman mjekësor. Thika e cila është përdorur në rast, është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë liruar, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./arbresh.info/.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...