Emisioni “Stop” në Tv Klan është ndalur këtë herë në Mamurras. Ndue Grimci dhe bashkëshortja janë të dy pensionistë dhe kur janë paraqitur në filialin e postës në Mamurras për të marrë pensionin u kanë thënë se nuk mund të tërheqin 6 muaj pasi 2 muaj për secilin janë tërhequr nga një punonjëse që ka qenë për pak kohë në këtë filial.
Gjithë shuma e munguar është rreth 1 milionë lekë të vjetra.
“Stop” shkoi te filiali i postës në Mamurras, ku u gjet vetëm postieri pasi sportelistët ishin thirrur, sipas tij në Laç.
Postieri: Nuk është askush në sportel, kanë ikur deri në Laç, për disa probleme, se di.
Gazetarja: Kjo është pika e shpërndarjes së pensioneve në Mamurras, sa punonjës janë këtu?
Postieri: 3, ndërsa unë jam shpërndarës qyteti, letrash.
“Stop” takoi drejtorin e postës në Laç, i cili u shpreh se paratë janë në sistem, por punonjësit nuk e kanë parë mirë edhe për shkak të internetit të dobët.
Denoncuesi: Mua më dhanë vetëm 4 muaj. 2 muajt e mi dhe të gruas, i kanë vjedhur.
Drejtori: Nuk i ka vjedhur askush, i kam thirrur unë këtu ata të Mamurrasit edhe do të bëhet furnizimi dhe në orën 1 do të shkosh në Mamurras për të marrë lekët.
Denoncuesi: Ajo më tha “i ka vjedh” filania.
Drejtori: Ato s’kanë parë asgjë se ato janë në sistem.
Gazetarja: E sigurtë që është kjo historia drejtor?
Drejtori: Tani është shumë e sigurtë historia se unë flas në përgjithësi. Nuk e kanë parë në sistem si duket, nuk kanë arritur që ta shohin se ndoshta më i dobët sistemi, interneti.
Gazetarja: A ka një ndryshim punonjëse sporteli në këto kohët e fundit në Mamurras?
Drejtori: Jo, jo nuk ka asnjë ndryshim. Në orën 1 të shkojë që të marrë lekët.
Gazetarja: Lindita Bushi ka qenë punonjësja më përpara?
Denoncuesi: Ka ardhë dhe ka punuar 1 javë.
Drejtori: Nuk ka lidhje fare me Linditën, ka qenë ohuu…/tvklan.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...