Trendafilov: Bullgarët stigmatizohen dhe diskriminohen në Maqedoni të Veriut

23:27 | 3 Dhjetor 2021
A. B.

Unioni Demokratik Qytetar u krijua si parti ideologjike. Që nga themelimi i Kuvendit ne jemi paraqitur në opinion si parti bullgare apo probullgare”, tha në emisionin “360” Gjorgji Trendafilov nga partia GDU.

Kërkesa për ndryshim të Kushtetutës, me përfshirjen e bullgarëve të Maqedonisë, si pjesë e popujve përbërës në Maqedoninë moderne është mënyra më e shpejtë për të treguar se stigmatizimi i bullgarëve të Maqedonisë ka marrë fund, thotë Trendafilov.

“Do të ishte më e shpejta, e di që mund të ishte e komplikuar të merrje shumicën e nevojshme tani në Kuvend, por do të ishte hapi më i shpejtë për të treguar se atmosfera e stigmatizimit dhe arketipit të armiqve, Bullgarisë apo bullgarëve të Maqedonisë përfundon me futjen e kategorisë se një nga popujt përbërës në shtetin modern të Maqedonisë janë bullgarët e Maqedonisë”, tha Trendafilov.

Ai thotë besimi në komunikimin mes Shkupit dhe Sofjes ka humbur dhe duhet të rikthehet.

Sipas tij, qeveria në Shkup nuk i ka zbatuar në mënyrë të duur dispozitat e marrëveshjes.

“Duhet të tregohet një gjest vullneti i mirë, ndoshta nga të dyja palët.” “Unë pajtohem që pushteti në Shkup nuk i zbatoi dispozitat e marrëveshjes dhe se duhet të tregojë gatishmëri në pjesën se synon t’i zbatojë ato për të rikthyer besimin te bashkëbiseduesi”, tha Trendafilov.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme