Google ADS

Këshilla të thjeshta për të luftuar lodhjen pas COVID-19

22:46 | 3 Dhjetor 2021
A. B.

Një numër në rritje i pacientëve me COVID-19 janë ankuar për lodhje të vazhdueshme pas shërimit nga ky virus.

Simptoma të tilla, nëse jo ekstreme, janë normale, thonë ekspertët dhe zakonisht shoqërohen me harresë dhe humbje të përqendrimit.

“Disa njerëz përjetojnë lodhje të madhe pas COVID-19. Ata zbulojnë se nuk janë në gjendje të kthehen në nivelet e mëparshme të energjisë dhe shëndetit në javët pas infeksionit”, thanë ekspertët.

Ndiqni disa këshilla për të luftuar lodhjen pas COVID-19:

Ushtroni vazhdimisht. Ushtrimi mund të jetë i mundimshëm në rast se po rikuperoheni dhe trupi juaj është ende i dobët. Megjithatë, duke sjellë gradualisht ushtrime të lehta në programin tuaj të përditshëm do t’ju bëjë të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht, transmeton Klankosova.tv.

Është më mirë të merrni vitaminën D në mënyrë natyrale. Ekspertët sugjerojnë që të paktën 30 minuta të ekspozoheni në diell, mundësisht në mëngjes herët.

Keni një rutinë të ushqyerjes me vlera ushqyese.

Ekspertët kërkojnë që të konsumoni ushqim që është i gatuar siç duhet dhe është i lehtë për t’u tretur për trupin.

Gjithashtu edhe dehidratimi mund të jetë shkak për lodhje. Rritja graduale e marrjes së lëngjeve do të ndihmojë në luftimin e lodhjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme