Google ADS

OBSH: Përvoja e fituar në variantin Delta do të jetë udhërrëfyese në luftën me Omicron-in

22:44 | 3 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri të ditur se me masat për mbylljen e kufijve që kanë vendosur disa vende në rajonin e Paqësorit mund të fitohet kohë në luftën kundër variantit Omicron të koronavirusit të ri (COVID-19), por përvoja e fituar në variantin Delta do të jetë udhërrëfyese në luftën me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dr. Takeshi Kasai, drejtori i OBSH-së për rajonin e Paqësorit Perëndimor, në një konferencë për shtyp të mbajtur online më 26 nëntor ishte shprehur se disa vende në rajon përballen me luhatje të ashpra, ndërsa rastet dhe vdekjet e COVID-19 në shumë vende janë pakësuar ose kanë mbetur stabile.

“Varianti Omicron është përcaktuar shqetësues. Kontrollet kufitare mund të vonojnë hyrjen e virusit në vend dhe mund të fitohet kohë. Por çdo vend dhe komunitet duhet të përgatitet për rritjen e rasteve të reja”, tha Kasai.

Kasai më tej theksoi se varianti i ri mund të jetë më i transmetueshëm dhe se për këtë nevojiten më shumë teste dhe vëzhgime.

– Është e mundshme rritja e numrave

Drejtori i situatave emergjente rajonale në OBSH, Dr. Babatunde Olowokure, tha se në Australi, Hong Kong, Japoni dhe Korenë e Jugut në rajonin e Paqësorit Perëndimor janë vërejtur raste të variantit Omicron dhe se është e mundshme që numrat e rasteve të rriten.

Duke bërë të ditur se në 24 orët e fundit nga India, Singapori dhe Malajzia janë njoftuar raste të Omicron-it, Olowokure u shpreh se përvoja e fituar në variantin Delta do të jetë udhërrëfyese në luftën me Omicron.

Rajoni i Paqësorit Perëndimor të OBSH-së përfshin 37 vende dhe rajone nga Palau e deri në Mongoli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme