Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, dhe diskutim më të gjatë pati buxheti për Radio Televizionin e Kosovës
Kryetari i Komisionit Armend Muja ka thënë se lidhur me ndarjen buxhetore për vitin 2022, sot është mbyll afati për amandamentim.
“Me datën 22 dhjetor shkon në seancë për shqyrtim kur edhe pritet miratimi i tij. Ne do ta trajtojmë për ndarjen e buxhetit për RTK-në të martën”, deklaroi Muja.
“U propozua që ndarja buxhetore të votohet si tërësi si pjesë tekstuale. Me shumicë votash u votua pjesa tekstuale ndërsa vetëm deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti abstenoi.
Në Komisionin për Buxhet dhe Transfere ishte i pranishëm edhe Minstri i Financave, Hekuran Murati, raporton EO.
“Për vitet pasuese thuhet që Kuvendi do të gjejë zgjidhje për RTK-në dhe nuk qëndron më ai obligim. Nëse kërkohet mendimi i qeverisë, shuma është e mjaftueshme. Më e favorshme kishte me qenë të hënën të trajtohen amandamentet”, deklaroi Murati.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, kërkoi nga ministri Murati që të gjejë një zgjidhje për RTK-në.
“Në Ligjin e RTK-së është 0.7% buxheti i Kosovës. Kërkoj që kjo shumë të rritet në bazë të Ligjit për RTK. Derisa nuk bëjmë një zgjedhje për RTK-në duhet të mbështesim me buxhetin që ka pasur paraprakisht. Kërkoj nga ministri Murati të gjendet një zgjidhje për RTK. Propozoj që shuma të jetë sa ka qenë në vitin e kaluar”, deklaroi Lushtaku.
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat