Bruno Fernandes i mërzitur me tifozin pasi ai zgjodhi Salah para tij

20:40 | 3 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Kjo ishte ndodhta gjëja e fundit që Bruno Fernandes priste të dëgjonte mbrëmë teksa u largua nga “Old Trafford” pas fitores 3-2 të Manchester United ndaj Arsenal.

Një tifoz e bëri të vetëdijshëm portugezin se ai ka zgjedhur Mohamed Salah në vend të tij në lojën online, Fantasy Premier League.

Fernandes, i cili shënoi 1-1 kundër Arsenalit me golin e tij të barazimit pak para pushimit, nuk ka qenë aq produktiv përpara portës këtë sezon.

Ai u largua me makinë pasi tregoi shenja mosbesimi – por gjithçka duket se u bë në formë shakaje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme