Tre të vdekur nga rrëzimi i një avioni ushtarak

20:31 | 3 Dhjetor 2021
A. B.

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak të Salvadorit në Paqësor, mes tyre edhe djali i ministrit të Mbrojtjes.

Një nga të vdekurit është Gerardo Merino, djali i ministrit të Mbrojtjes Francis Rene Merino Monroy, shkruan AP transmeton arbresh.info

Në një deklaratë nga Forcat e Armatosura të Salvadorit thuhet se avioni ushtarak u rrëzua 3 milje detare nga brigjet e Paqësorit për arsye ende të panjohura.

Siç njoftohet më tej, avioni ka qenë në krye të detyrës në zonën bregdetare kur është rrëzuar.

Presidenti i Salvadorit Nayib Bukele i ka dërguar mesazh ngushëllimi ministrit të Mbrojtjes Monroy. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme