Theret me thikë një person, arrestohen të dyshuarit

20:18 | 3 Dhjetor 2021
A. B.

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në Prishtinë, saktësisht te nënkalimi te Santea.

Si pasojë e përleshjes një person është gjetur i plagosur nga një mjet i mprehtë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka treguar se në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona.

”Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 :30 dhe bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti. /arbresh.info /

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme