Vetura i godet dy këmbësorë në Prishtinë

20:13 | 3 Dhjetor 2021
A. B.

Si pasojë e një aksidenti trafiku mbrëmjen e sotme janë lënduar dy persona.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij një veturë ka goditur dy këmbësorë të cilët kanë marrë lëndime trupore.

“Sot rreth orës 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Borovci. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme