Google ADS

Ndizen dritat e pemës së Krishtlindjes në Shtëpinë e Bardhë

20:05 | 3 Dhjetor 2021
A. B.

Sezoni i Krishtlindjes ka hyrë zyrtarisht edhe në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti amerikan Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Xhill drejtuan ceremoninë e ndezjes së dritave të pemës simbol që është ngritur në oborrin e rezidencës presidenciale.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se pema është një simbol kujtese se edhe ky dimër i ftohtë dhe i errët do të kalojë dhe se begatia e jeta do të rikthehen në këtë vend, duke iu referuar vështirësive me të cilat përballet i gjithë globi prej krizës së pandemisë. Në ceremoni, mes qindra të ftuarve ishte edhe Sekretari i Transportit Pit Batixhixh, me partnerin dhe foshnjen e tyre.

50 mijë drita shumëngjyrëshe dhe mbi 3 milionë copa kristali bënë të shkëlqejë edhe pema e famshme e Krishtlindjes në qendrën Rokfeller në Manhatan, simbol i nisjes së sezonit festiv në New York.

Pema 24 metra e lartë, me peshë 12 tonëshe shënon përvjetorin e 89-të të kësaj ceremonie në qendrën Rokfeller, që dy vitet e fundit është zhvilluar me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të pandmisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme