Google ADS

Policia gjen armatim, municion dhe lëndë narkotike në Dibër

19:50 | 3 Dhjetor 2021
A. B.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në gjatë ditës së djeshme në një depo për materiale ndërtimi në Dibër është gjetur armatim, municion dhe drogë.

Nga MPB thonë se pas konfiskimit të armatimit, janë marrë masa për zbardhjen e rastit.

“Më datë 02.12.2021 rreth orës 14.00, brenda materialit ndërtimor të deponuar në rrugën “Drini i Zi” në Dibër, pas kallëzimit të mëparshëm, punonjësit e policisë kanë gjetur një pushkë automatike, një kornizë automatiku me 30 fishekë, një kornizë pistolete me 15 fishekë dhe një qese me marihuanë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme