Pacolli i kërkon Kurtit t’i zbulojë pikturat me motive kombëtare në Kuvendin e Kosovës

18:53 | 3 Dhjetor 2021
L G

Kreu i Aleancës Kosovës e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të zbulohen pikturat, të cilat paraqesin krenarinë  kombëtare.

Pacolli thotë se vetë i kishte dhuruar donacion  këto piktura për Kuvendin e Kosovës, shkruan arbresh.info.

Pacolli thotë se nëse Kurti nuk i zbulon këto piktura, atëherë zbulimi i tyre në mënyrë demostrative që ishte bërë sa kryeministri kur ishte në opozitë i bie që ishte bërë për fushatë.

“Pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës, pjesë e donacionit tim kuvendit të Kosovës,  paraqesin krenarinë tonë kombëtare. Ato vazhdojnë të jenë të mbuluara përkundër që Kryeministri sa ishte në opozitë, në mënyrë demonstrative i pati zbuluar. Sot që është në pushtet s’po e kuptoj pse nuk i zbulon ato murale të bukura.  Zbuloni pikturat Kryeministër apo nuk ju intereson më e kjo len të kuptojmë se veprimi i atëhershëm  ishte vetëm për fushatë? Ta shohim”, shkruan Pacolli në Facebook.

Ndryshe, në tetor të vitit 2015 opozita, në atë kohë deputetë të Vetëvendosjes dhe AAK-së kishin zbuluar në mënyrë demostrative mbulojat mbi pikturat me motive kombëtare, në Kuvendin e Kosovës, të vendosura në vitin 2012./arbresh.info/

Të ngjashme