Transformimi i Lukakut – nga “mbret” te Interi, në rezervist te Chelsea

18:54 | 3 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Largimi i Romelu Lukakut nga Interi te Chelsea verën e kaluar, u pa si një dramë për zikaltrit, megjithatë në Milano mbërriti Edin Dzeko.

Lukaku kërkoi me ngulm rikthimin te Chelsea, megjithatë deri tani ka treguar shumë pak që nga rikthimi i tij në Londër, ku kanë kaluar katër muaj në “Stamford Bridge”, sulmuesi belg ka humbur edhe vendin e titullarit nga Thomas Tuchel.

Me fanellën e Interit, belgu shënoi 64 gola në 95 ndeshje, me një mesatare prej 0-67 golash për ndeshje, ndërsa në Angli ka shënuar vetëm katër gola në 13 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet me Chelsean.

Për më tepër, një lëndim ndaj Malmos e la jashtë fushave për disa javë dhe në të njëjtën kohë, Thomas Tuchel pa që Chelsea i tij funksiononte më mirë pa Lukakun në vijën e sulmit, pasi shënojnë të gjithë dhe Ëerner e bën në mënyrë perfektë 9-shin fals.

Pikërishtë për këtë arsye, në dy ndeshjet e fundit, Lukaku është ulur në stol, teksa ka luajtur vetëm 29 ndeshje në përballjen ndaj Ëatford në mesjavë, por sërish nuk ka lënë gjurmë.

Ndonëse paguan 115 milionë euro për ta marrë nga Interi, te Chelsea duket se janë gati ta mbajnë në stol Lukakun, për sa kohë skuadra funksionon më mirë pa të në fushë dhe arrinë të marrë rezultat./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme