Milot Rashica pritet të jetë jashtë fushave për së paku një muaj për shkak të lëndimit.
Rashica nuk u përfshi në skuadrën e Norwich Cityt për ndeshjen e fundit kundër Newcastle United në të cilën barazuan me rezultat 1-1.
Trajneri i skuadrës angleze, Dean Smith, ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit kosovar, derisa ka thënë se pritet të mungojë rreth një muaj.
“Ne menduam se Miloti kishte një problem të lehtë në ijë, por pas një skanimi, duket lëndim më serioz. Mendojmë se ai do të jetë jashtë fushës për tre deri në katër javë”, ka thën Smith.
Vushtrriasi deri më tani ka zhvilluar 13 paraqitje në Premier League ku ka regjistruar një asistim./Arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën