Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Qeveria e Republikës së Kosovës ka shpallur vitin 2022 – Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës.
Në hapje të konferencës së organizuar nga Zyra e Kryeministrit, u theksua përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të punuar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, shkruan arbresh.info.
“Qëllimi ynë i përbashkët është që Kosova të ecë përpara në vitin 2022, duke garantuar që të gjithë personat me aftësi të kufizuara në Kosovë, pavarësisht nga gjinia, origjina racore apo etnike, feja apo besimi, mosha apo orientimi seksual, të gëzojnë të drejtat e tyre njerëzore, të kenë mundësi të barabarta dhe qasje të barabartë, tha zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, Emilia Redžepi.
Në konferencë u bë prezantimi i kalendarit të aktiviteteve për vitin 2022, që përmban një grup ambicioz aktivitetesh që fokusohen në shëndetësi, drejtësi, siguri, edukim, arsimim, punësim, qasje, mirëqenie sociale, kulturë dhe sport.
Folës në konferencën e sotme ishin edhe Annacarin Platon, ushtruese e detyrës së Shefes së zyrës së BE-së në Kosovë, Naim Çelaj, Avokat i Popullit, Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Afrim Maliqi, Drejtor i HANDIKOS, Sebahate Hajdini Beqiri nga Down Syndrome Kosova, Daut Tishuki nga Shoqata e të Verbërve, Cenë Krasniqi nga organizata Autizmi dhe Enver Kurtalani nga Shoqata Kosovare e të Shurdhërve.
Kjo konferencë u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, në bashkëpunim me projektin “Kosova gjithëpërfshirëse”, mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga HANDIKOS, Shoqata Kosovare e të Shurdhërve, Shoqata e të Verbërve të Kosovës, Forumi i Aftësisë së Kufizuar, “Threshold” dhe “Disability Partnership Finland”./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...