Google ADS

Kylian Mbappe i jep fjalën Real Madridit përpara transferimit në verë

17:10 | 3 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe synon t’I bashkohet Real Madridit si një transferim i lirë verën e ardhshme.

Francezi është gati të hyjë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij dhe ai pastaj mund të fillojë bisedimet me klubet tjera.

Një numër skuadrash nga Premier League, përfshirë Liverpoolin, janë vlerësuar me interes për shërbimet e tij.

Ndërkohë, ka pasur spekulime se Mbappe mund të qëndrojë në PSG nëse ata emërojnë Zinedine Zidane si trajner, pasi besohet se tekniku francez mund të ndryshojnë qëndrimet e tij.

Kjo duket se nuk ka gjasa të ndodhë, sipas ‘AS’, raportohet se Mbappe i ka dhënë fjalën Madridit.

“Los Blancos” është klubi i ëndërrave të Mbappes dhe ai ishte i etur për t’u bashkuar me ta gjatë merkatos së verës së kaluar.

Presidenti i skuadrës madrilene, Florentino Perez, së fundmi ka dalë publikisht për të konfirmuar interesin e klubit për Mbappen.

Francezi shihet nga Carlo Ancelotti si lojtari ideal për të shoqëruar Karim Benzeman dhe Vinicius Junior në front.

Ardhja e tij duhet të paraqesë shqetësime për të ardhmen e Eden Hazard, karriera e të cilit në klub mezi ka nisur.

Ai ka pësuar lëndime të shumta që nga transferimi i tij nga Chelsea dy vjet.

Sulmuesi belg u transferua për një shumë prej 89 milionë funtes, por tani raportohet se ai vlerësohet në vetëm 34 milionë funte./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme