Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, janë pritur të premten në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa të pranishëm ishin edhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrullah Çeku dhe zëvendësministrja, Daulina Osmani.
Drejtuesit e KOK-ut falënderuan kryeministrin Kurti për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë sportit si dhe i prezantuan objektivat e tyre për zhvillimin e sportit në vend.
Ndërsa, u veçua bashkëpunimi i ngushtë me MKRS drejt zhvillimit të sportit elitar, shkollor e universitar.
I pari i legjislativit tregoi gatishmërinë e tij për përkrahjen e sportit si fushë me interes dhe prioritet shtetëror.
Në këtë takim, gjithashtu është diskutuar për infrastrukturën sportive si komponentë tejet e rëndësishmë për masovizimin dhe rezultatet sportive.
/Arbresh.info/
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat