Partia në pushtet në Austri të premten e emëroi kryetar partie e kancelar ministrin e Punëve të Brendshme, Karl Nehammer, pas dorëheqjes së papritur të ish-kancelarit Kurz nga kreu i partisë.
“Dëshiroj të njoftoj se sot jam emëruar në mënyrë të njëzëshme nga udhëheqësia e Partisë Popullore si kryetar partie dhe njëkohësisht kandidat për kancelar”, tha Nehammer para gazetarëve.
Takimi i partisë në pushtet u zhvillua vetëm një ditë pasi Kurz, i përfshirë në një skandal korrupsioni, tha se po jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë, shkruan France24.
Alexander Schallenberg, i cili e mori detyrën e kancelarit në tetor, tha të enjten se është i gatshëm të japë dorëheqje, sepse “posti i kancelarit dhe i kryetarit të partisë duhet të merren shpejt nga i njëjti person”.
Tani i përket presidentit të Austrisë që ta pranojë nominimin e Nehammer-it dhe ky i fundit të betohet, por kjo procedurë është kryesisht formalitet.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...