Krerët shtetërorë nderojnë viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

13:15 | 3 Dhjetor 2021
S D

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ai i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministri Zoran Zaev kanë nderuar 45 viktimat e aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari.

Kurorë lulesh, me mbishkrimin “I përjetshëm kujtimi për Ju”, ka vendosur edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Më pas në nder të viktimave kurorë me lule vendosi edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

Dy aeroplanët që bartnin trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari kanë arritur sot në Aeroportin e Shkupit.

45 persona vdiqën në aksidentin tragjik në Bullgari ku autobusi i cili po vinte nga Turqia drejt Maqedonisë së Veriut u dogj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme