Sveçla e Haxhiu takojnë Komisionerin për Drejtësi të BE-së, diskutojnë për vetingun në drejtësi

12:52 | 3 Dhjetor 2021
S D

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot zhvilluan një takim me Komisionerin për Drejtësi të Bashkimit Evropian, Dider Reynders, ku diskutuan mbi vetingun në drejtësi,transmeton arbresh.info.

Në këtë takim Sveçla dhe Haxhiu diskutuan mbi prioritetet e qeverisë së Republikës së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimin e ligjit, reformat në drejtësi dhe siguri, vetingun në polici e drejtësi dhe ngritjen e integritetit dhe profesionalizmit.

Gjatë takimit të dy ministrat,  Sveçla dhe Haxhiu e njoftuan Reynders edhe për progresin e arritur në Kosovë.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për sfidat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në adresimin e problemeve të cilat kanë të bëjnë me forcimin e shtetit ligjor si dhe për nevojën për bashkëpunimin e afërt dhe profesional me partnerët ndërkombëtar.

Në anën tjetër Komisioneri Reynders shprehu interesim për të diskutuar për reformat dhe fuqizimin e shtetit të së drejtës, ndër të tjera theksoi rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtësisë së pavarur dhe profesionale si dhe nevojën e një shteti funksional i cili do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në rajon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme