Google ADS

E konfirmon Mehaj: Gjeneral Rama do të jetë përfaqësues në RACVIAC

10:54 | 3 Dhjetor 2021
S D

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka konfirmuar se gjenerallejtënant, Rrahman Rama, pas dorëheqjes si komandant i FSK-së, do të përfaqësojë Kosovën në RACVIAC.

Ai këtë e tha gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, duke folur mbi synimet e Ministrisë që ai drejton.

“Anëtarësimi në iniciativë për rajonin siç është A5 dhe RACVIAC ku do të përfaqësojë gjeneral Rama”.

Mehaj tha se rrugëtimi i Kosovës është i qartë – drejt NATO-s./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme