Për tetë muaj FSK rekruton 1240 pjesëtarë të rijnë

10:41 | 3 Dhjetor 2021
S D

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj në tete mujorin e parë të mandatit të tij si ministër tha se janë shtuar edhe rekrutët e rijnë që i janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbi 1240 deri më tani, shkruan arbresh.info.

“Në aspektin e rekrutimeve ende pa u bërë viti si ministër  ne kemi rritur numrin e pjesëtareve tanë fillimisht me rekrutimin  e parë me 400 pjesëtarë të rijnë  edhe tani për 840 pjesëtarë tjerë që jemi në rekrutim e sipër  që i bie mbi 1240 pjesëtarë  të rijnë brenda këtyre tetë muaj”, tha Mehaj.

Tutje Mehaj tha se për të rritur transparencën procesi i rekrutimit është monitoruar nga BIRN, por edhe në rekrutimin e 840 pjesëtareve të rijnë kanë qenë të pranishme mediat dhe shoqëritë civile./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme