Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Prishtinë, lëndohet një vajzë

09:45 | 3 Dhjetor 2021
S D

Një bombol gazi e cila përdorej për ngrohje ka shpërthyer e ku si pasojë e lënduar ka mbetur një vajzë, shkruan arbresh.info.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Prishtinë, 02.12.2021-14:45. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar  se në shtëpinë e babait të saj ka shpërthyer një bombol gazi, e cila përdorej për ngrohje. Si pasojë e shpërthimit, lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor’, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme