Sipas një studimi të parë të bazuar me të dhënat në terren, varianti Omicron ka aftësi që të shmangë imunitetin e fituar nga infeksionet e mëparshme.
Gjetjet sugjerojnë se varianti i ri mund të shkaktojë një valë të re të infeksionesh, edhe në mesin e njerëzve me nivel të lartë të antitrupave, transmeton portal arbresh.info
Ekspertët nga Instituti Kombëtar Afrikan i Sëmundjeve Infektive (NICD) paralajmërojnë se këto rezultate mund të kenë pasoja të rëndësishme për shëndetin publik.
“Nuk dihet ende nëse omicron mund të shmangë imunitetin pas vaksinimit”, thanë studiuesit.
Ekspertët kanë analizuar afro 2.8 milionë raste të konfirmuara të infeksionit me Covid-19 në Afrikën e Jugut që nga marsi i vitit 2020 dhe kanë zbuluar se 35,670 persona janë riinfektuar me Covid, shkruan Medrix, gazeta ku edhe u botua studimi.
Gjegjësisht, studimi tregon se rreziku i ri-infektimit gjatë valëve të induktuara nga beta në delta ishte më i ulët gjatë valës së parë të shkaktuar nga varianti i zbuluar në Ëuhan.
Kështu, ishte më e lehtë të riinfektohej Covid-19 gjatë valës së parë të pandemisë sesa kur u shfaqën shtamet beta dhe delta. Në të kundërt, rreziku i riinfektimit me omicron është 2.4 herë më i lartë se në valën e parë.
Ekspërtët kanë arritur në përfundim se përhapja e variantit Omicron shoqërohet me një rrezik të reduktuar të infeksionit të parë dhe një rrezik të shtuar të përsëritjes.
“Ne gjetëm prova të një rritjeje të konsiderueshme dhe të qëndrueshme të rrezikut të ri-infeksionit të lidhur me shfaqjen e variantit omicron në Afrikën e Jugut. Këto gjetje sugjerojnë se ky lloj ka avantazhin e ri-infektimit të atyre që tashmë kanë kontraktuar Covid”, thanë shkencëtarët.
“Aftësia për të shmangur imunitetin e fituar përmes infeksionit të mëparshëm, pavarësisht nëse Omicron mund të shmangë ose jo imunitetin e fituar nga vaksina, ka implikime të rëndësishme për shëndetin publik në mbarë botën”, thanë ata.
Megjithëse vetëm rreth një e katërta e popullsisë së Afrikës së Jugut është plotësisht e vaksinuar, imuniteti i banorëve të fituar pas infektimit me Covid-19 është mjaft i lartë pasi vendi ka kaluar nëpër disa valë të rëndësishme të pandemive.
Specialistja e sëmundjeve infektive Anne von Gottberg e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha se varianti omicron nuk duket të jetë më ngjitës se lloji dominues më parë dhe se rritja aktuale e rasteve në Afrikën e Jugut ka të ngjarë të bazohet në ndjeshmërinë e popullsisë ndaj ri-infektimit
Megjithatë, ajo ka theksuar se të prekurit nga ky variant i koronavirusit kanë simptoma të buta dhe të lehta, gjë që është lajm i mirë./arbresh.info/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë