Ben Affleck: Fëmija rritet mirë vetëm kur janë dy prindërit

23:26 | 2 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Filozofia e Ben Affleck-ut për prindërimin e mirë sigurisht që ka habitur shumë njerëz.

Aktori i cili promovon filmin e tij të ri “The Tender Bar”, argumentoi se është “e rëndësishme” të kesh dy prindër për të rritur me sukses një fëmijë, transmeton portal arbresh.info

“Është e rëndësishme të kesh dy prindër për rritjen dhe edukimin e një fëmije”, tha Affleck, 49 vjeç, për WSJ.

“Gjëja më e rëndësishme për mua është të jem një baba i mirë. Djemtë duhet të mësohen”, shtoi Affleck, i cili është babai i djalit 9-vjeçar Samuel me ish-gruan e tij, Jennifer Garner.

“Si të silleni? Cilat duhet të jenë vlerat tuaja? Mënyrat se si babai im e bëri këtë për mua janë me të vërtetë kuptimplotë – siç janë mënyrat në të cilat ai mungonte”, shtoi ai.

Komentet e tij kanë nxitur reagime të prindërve beqarë dhe atyre që për shkak të vdekjes së partnerit/partnerës vazhdojnë edhe i rrisin fëmijët vetëm./pagesix/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme