Merkel: Vaksinimet mund të bëhen të detyrueshme deri në shkurt

19:41 | 2 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Udhëheqësit kombëtarë dhe rajonalë të Gjermanisë kanë rënë dakord të ndalojnë njerëzit e pavaksinuar nga pjesa më e madhe e jetës publike në një përpjekje për të shmangur një valë të katërt të Covid-19.

Kancelarja në largim Angela Merkel i përshkroi masat me shtrirje të gjerë si një akt “solidariteti kombëtar”, transmeton arbresh.info

Vetëm ata që janë vaksinuar ose shëruar së fundmi nga Covid do të lejohen në restorante, kinema, ambiente të kohës së lirë dhe shumë dyqane.

Vaksinimet mund të bëhen të detyrueshme deri në shkurt, shtoi kancelarja.

Vala e katërt e Gjermanisë e Covid-it është më e rënda deri më tani, me 388 vdekje të tjera të regjistruara në 24 orët e fundit.

Ekziston gjithashtu një shqetësim në rritje për përhapjen e variantit Omicron, për të cilin zyrtarët shëndetësorë të BE-së paralajmërojnë se ka të ngjarë të shkaktojë mbi gjysmën e të gjitha rasteve me Covid në muajt e ardhshëm.

Merkel tha se spitalet ishin shtrirë deri në pikën që pacientët duhej të zhvendoseshin në zona të ndryshme për trajtim. “Duhet thyer vala e katërt dhe kjo ende nuk është arritur”.

“Duke pasur parasysh situatën, mendoj se është e përshtatshme që të miratohet vaksinimi i detyrueshëm”, tha ajo, ndërsa bëri të qartë se kjo duhet të miratohet nga parlamenti.

Pasardhësi i saj Olaf Scholz, i cili pritet të marrë postin e kancelarit të mërkurën e ardhshme, kishte thënë tashmë se ai e mbështeste masën, e cila do të vinte disa javë më vonë se një ligj i ngjashëm austriak. Kryetari i bashkisë së Berlinit, Michael Müller, tha se shumica dërrmuese e rasteve me Covid i përkisnin njerëzve të pavaksinuar.

Masat e reja nuk përshkruhen si një bllokim për të pavaksinuarit, megjithëse ministri në largim i Shëndetësisë, Jens Spahn foli më herët për një “kuazi bllokim”.

Disa shtete gjermane tashmë operojnë të ashtuquajturat politika 2G, dhe këto tani do të bëhen mbarëkombëtare – 2G do të thotë genesen (e rikuperuar në gjashtë muajt e fundit) ose geimpft (vaksinuar).

Sipas masave të dakorduara nga 16 shtetet dhe udhëheqësit federalë të Gjermanisë:

Personat e pavaksinuar do të kufizohen në takime me familjen e tyre dhe dy persona të tjerë

Rregulli 2G do të zbatohet në restorante dhe ambiente kulturore dhe dyqane jo thelbësore

Klubet do të mbyllen në zonat ku janë regjistruar 350 raste për 100,000 njerëz në shtatë ditët e fundit – norma kombëtare është mbi 400.

Deri në 30 milionë vaksina do të kryhen deri në Krishtlindje – e para, e dyta ose përforcuesit

Ngjarjet në natyrë, duke përfshirë futbollin e Bundesligës, do të kenë turma të kufizuara prej 15,000 mijë njerëzish dhe rregulla 2G.

Fishekzjarret në natën e Vitit të Ri do të ndalohen

Ndërsa vaksinimet janë shtuar në Gjermani – me pothuajse një milion të kryera vetëm të mërkurën – vetëm 68.7% e popullsisë është vaksinuar, një shkallë relativisht e ulët për Evropën Perëndimore.

Shtatëdhjetë e nëntë raste të variantit të ri Omicron të Covid-19 janë raportuar në 15 vende evropiane deri më tani, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve të BE-së.

Shumica e rasteve ishin të lidhura me udhëtimet në vendet afrikane, ndërsa të tjerat ishin të lidhura me fluturimet lidhëse midis Afrikës dhe Evropës. ECDC nuk mbulon Mbretërinë e Bashkuar./bbc/arbresh.info/

Të ngjashme