Google ADS

18 zyrtarë policorë certifikohen nga KFOR-i Amerikan pas trajnimit në “Shkathtësitë Malore

18:31 | 2 Dhjetor 2021
L G

18 zyrtarë policorë janë certifikuar, pas trajnimit njëjavor “Shkathtësitë Malore” në bashkëpunim me KFOR-in Amerikan në Bonsteel, në Qendrën e Trajnimeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in Amerikan në Bonsteel, në Qendrën e Trajnimeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka organizuar trajnimin një javor “Shkathtësitë Malore” për zyrtarët policor nga Departamenti kufirit. Në këtë trajnim jashtëzakonisht të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve policorë të kufirit, janë certifikuar gjithsejtë 18 zyrtarë policorë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme