Google ADS

Kufizohet numri i tifozëve në stadiumet e Bundesligës

19:11 | 2 Dhjetor 2021
KRG

Ndeshjet në Bundesligë tash e mbas do të jenë të kufizuara deri në 50% ku do të lejohen deri në 15 mijë tifozë arsyeja është përshkak të kufizimeve të rifutura  në Gjermani për Covid-19.

Kancelaria në largim Angela Merkel dhe pasardhësi i saj Olaf Scholz ranë dakord për një sërë masash me drejtuesit e 16 shteteve të vendit, duke përfshirë reduktimin e tifozëve në ngjarjet sportive në natyrë dhe në ambiente të mbyllura.

Stadiumet Gjermane të Bundësligës, kryesisht gjatë këtij sezoni kanë qenë të mbushura plotë, ndërsa tashmë është vendosur për një kufizim.

“Një kufizim i përkohshëm në numrin e tifozëve në stadium është i kuptueshëm,” tha shefi i Ligës Gjermane të Futbollit, Christian Seifert.

“DFL shpreson që ky vendim nga qeveria federale dhe shtetet të çojë në një përmirësim të situatës së pandemisë.”

Me këtë kuptojmë që ndeshjet në fundjavë, do të zhvillohen me kufizimet e reja.

Autoritetet gjermane kanë frikë nga një valë e katërt e Covid-it që rrezikon njësitë e kujdesit intensiv: më shumë se 73,000 infeksione të reja dhe 388 vdekje u regjistruan të enjten./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme