Reshjet e dëborës lënë pa energji elektrike prej tre ditësh katër fshatra në Bulqizë

18:00 | 2 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Katër fshatra në Bulqizë prej tre ditësh kanë mbetur pa energji elektrike.

Mësohet se shkak është bërë dëmtimi i linjave si pasojë e reshjeve të fundit të dëborës që mbërthyen vendin.

Burimet për Top Channel thanë se linjat e tensionit janë të montuara në shtylla druri të ngritura nga vetë banorët.

Mungesa e energjisë ka lënë në errësirë Okshtunin, Muglicën, Ternovën dhe Lejcanin në njësinë Administrative Ostren./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme