Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës e SHBA-së, vijojnë të jetën të larta, me palët që akuzojnë njëra-tjetrën se nuk pranojnë dialogun dhe janë gati për të ndërhyrë ushtarakisht.
Sot (e enjte), ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, u shpreh se “stabiliteti strategjik” po shembet me shpejtësi, ndërsa ngriti shqetësimin se raketa amerikane me rreze të mesme veprimi do të vendosen së shpejti në Evropë, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
“NATO po refuzon të shqyrtojë në mënyrë konstruktive propozimet tona për të ulur tensionet dhe për të parandaluar incidente të rrezikshme. Kundër kësaj, Aleanca po afron pranë kufirit me Rusinë infrastrukturën e saj ushtarake. Një skenar makthi, një përplasje e mundshme ushtarake po kthehet”, u shpreh Lavrov në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së.
Një ditë më parë, Moska nisi stërvitjen me trupa dhe armatime të rënda në kufi me Ukrainën. Sipas autoriteteve ruse, kjo është një stërvitje e rregullt që zhvillohet çdo vit në këtë periudhë, në rajonet e jugut, në kufi me Ukrainën. Në të, po marrin pjesë më shumë se 10 mijë trupa, të zhvendosur në të gjithë zonën.
Një ditë pas akuzave nga NATO, Rusia nis stërvitjen me 10 mijë trupa në kufi me Ukrainën.
Prej disa javësh, zyrtarët amerikanë, NATO dhe Ukraina kanë ngritur alarmin për një sulm të ri të Rusisë në Ukrainë, duke e cilësuar aktivitetin ushtarak të saj në kufi si të pazakontë.
Ndërsa Rusia i ka hedhur poshtë këto pretendime. /arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin