Google ADS

Kjaer duhet të operohet, pritet t’i mungojë Milanit për një kohë të gjatë

15:47 | 2 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Klubi italian, AC Milan ka njoftuar se Simon Kjaer do t’i nënshtrohet një artroskopie në gjurin e tij të majtë për të rikuperuar dëmtimin e ligamentit.

Artroskopia është një teknikë kirurgjikale që mund të diagnostifikojë dhe trajtojë problemet e gjurit.

Ishte një moment shqetësimi për skuadrën italiane kur Kjaer u largua me barelë gjatë pjesës së parë në fitoren e së mërkrurës kundër Genoas.

Danezi dukej se kishte dhimbje mjaft serioze dhe frika fillestare ishte një problem ACL, migjithëse Pioli tha pas ndeshjes se ishte thjeshtë një ndrydhje.

Sipas asaj që raportohet nga “MilanNews”, një skanim MRI dhe vlerësimi i specializuar mëngjesin e së enjtes, përcaktoi se Kjaer ka nevojë për një artroskopi në gjurin e tij të majtë për të riparuar dëmtimin e ligamentit.

Operacioni do të bëhet të premten dhe më pas do të dihet më shumë për programin e tij të rikuperimit dhe se sa do të presim ta shohim në fushë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme