Drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është ndaluar në Merdare, pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, mëngjesin e së enjtes, duke mos u lejuar të futet në territorin e Kosovës.
Kështu kanë bërë të ditur nëpërmjet një komunikate nga kjo Zyrë, duke thënë se autoritetet kosovare janë njoftuar në përputhshmëri me marrëveshjen për vizita zyrtare të arritur në kuadër të Brukselit.
“E kam njoftuar me rregull vizitën në përputhje me marrëveshjen, por Prishtina sërish po i shkel të gjitha marrëveshjet. Ideja e vizitës sime në Kosovë ishte që të vizitoj studentët e Seminarit Teologjik në Prizren, të vizitoj të kthyerit tanë në fshatin Novakë, por edhe të bisedoj me njerëzit tanë dhe familjet e rrezikuara sociale në veri të Kosovës”, është cituar të ketë thënë Petkoviq, sipas faqes zyrtare të kësaj zyreje.
“Mirëpo, Kurti është ai që vret çdo ditë dhe mundohet të normalizojë marrëdhëniet, këtë e bëri këtu, sot në Merdar”, deklaroi tutje ai.
Mediumi ka tentuar të kontaktojë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë lidhur me këtë çështje, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
Kjo është hera e dytë prej se Petkoviqit iu refuzua hyrja në Kosovë përbrenda një periudhe të shkurtër nga institucionet kosovare.
Nga BE-ja kanë kërkuar prej Kosovës dhe Serbisë të respektohen marrëveshjet për vizita zyrtare reciprocikisht./lajmi.net/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...