Pacolli reagon ndaj AGK-së

13:41 | 2 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, pas reagimit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës se ajo po e përkrah publikisht grupin “#mekryeministrin”, i cili po fyen dhe linçon një pjesë të mediave.

Pacolli ka thënë se nëse AGK gjen ndonjë kërcënim apo linçim të saj ndaj gazetarëve atëherë lë ta dërgojë në gjykatë.

“Seriozisht AGK? Po merreni me një grup të krijuar në Facebook edhe po më cilësoni kinse unë po mbështes gjuhën linçuese ndaj gazetarëve? Unë po i vësha në rrezik gazetarët?”.

“Ku ishit ju AGK kur dje emri im u përmend në secilin portal? A nuk është ky një lloj linçimi që portalet po e bëjnë ndaj meje dhe një grupi të krijuar nga disa djem e vajza që asnjë të keqe nuk i kanë bërë askujt? A nuk është linçim kur telefoni im nuk ndalet sepse “gazetarët” thërrasin edhe pyetjet janë jo etike?”.

Pacolli ka thënë se AGK do të ishte mirë të punonte në ngritjen e etikës në media dhe besueshmërisë.

“Mos u frikësoni ne nuk e rrezikojmë e as nuk e kërcënojmë askënd. Nuk mund të gjeni asnjë moment kur unë kam linçuar e kërcënuar gazetarë. Nëse gjeni ju lutem dërgojeni menjëherë ama menjëherë në gjykatë. Ju lutem. Ju thirreni në emër të lirisë së shprehjes e në anën tjetër cenoni lirinë e tjetrit”, arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme