Punëtorët shëndetësorë në institucionet publike shëndetësore në vend kanë hyrë sot në grevë 8-orëshe.
Grevës i janë bashkangjitur edhe punëtorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Kjo e dëshmon edhe fotografia që arbresh.info ka bërë nga IKSHPK-ja.
Për shkak të grevës, në këtë institut nuk po kryhen teste për COVID-19, e as shërbime tjera.
Punëtorët e IKSHPK-së, kishin hyrë në grevë edhe të enjten e kaluar. Në atë ditë nuk ishte publikuar me kohë as raporti i tyre për rastet e reja me COVID.
Ndërsa, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se për shkak se nuk kanë marrë përgjigje nga qeveria, e nuk janë ftuar të diskutojnë për Ligjin e Pagave, sot do të hyjnë në grevë nga ora 07:00 deri në orën 15:00. /arbresh.info
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushta...