Google ADS

Kundërshtoi vaksinën dhe përhapi teori konspirative rreth saj, vdes nga Covid-19 predikuesi amerikan

12:06 | 2 Dhjetor 2021
A. B.

Predikuesi i shquar i krishterë dhe avokati kundër vaksinës Marcus Lamb vdiq pasi u shtrua në spital pas infektimit me Covid-19, njoftoi familja e tij të martën.

Lamb themeloi rrjetin televiziv të krishterë Daystar Television Network në vitin 1997, shkruan “The Seattle Times” transmeton arbresh.info

Gruaja e tij, Joni Lamb njoftoi vdekjen e tij në programin e Daystar të transmetuar në ‘Facebook’ të martën.

Ajo tha se burri i saj kishte diabet, por ishte i shëndetshëm dhe ishte shtruar në spital pasi u diagnostikua me Covid-19.

“Ai kurrë nuk foli për këtë, por ai kishte diabet, por e mbajti nën kontroll. Ai ishte shumë i shëndetshëm, ushqehej shëndetshëm, mbante peshën e tij të ulët dhe gjithmonë e mbante sheqerin në një nivel të mirë”.

Marcus Lamb shpesh foli kundër vaksinave Covid-19 në emisionin e tij.

Në një episod në fillim të këtij viti me aktivistët kundër vaksinës Robert F. Kennedy Jr. dhe Del Bigtree, Lamb tha se vaksina Covid-19 “nuk ishte vërtet një vaksinë”, por një “një vaksinë eksperimentale” që ishte “e rrezikshme”.

Marcus Lamb madje pretendonte se njerëzit po vdisnin ose kishin çrregullime neurologjike nga vaksina. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme