Google ADS

Zyrtarët e UEFA-s dhe FIFA-së në FFK për harmonizim të dokumenteve zyrtare

12:00 | 2 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Një delegacion me zyrtar të UEFA-së dhe FIFA-së të mërkurën kanë arritur në Kosovë me ç’rast do të qëndrojnë tre ditë.

Misioni i Yann Hafner, Luca Nicola dhe Denis Bastari nga UEFA dhe Sofia Malizia nga FIFA, është i fokusuar në çështje ligjore dhe dokumente bazike të FFK-së, siç janë statuti dhe rregulloret.

Të enjten, përfaqësuesit e FIFA-së dhe UEFA-së i priti në takim presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi bashkë me u.d sekretarin e përgjithshëm, Taulant Hodaj.

Ideja e takimit është informimi rreth ndryshimeve që duhen bërë në statutin dhe rregulloret e FIFA-së dhe harmonizimi i këtyre dokumenteve me ato të FIFA-së dhe UEFA-së.

Në rend të ditës për t’u diskutuar janë edhe komisionet juridike, disiplinore, normative dhe administrative të FFK-së.

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme