​Haradinaj: Kisha fat të isha bashkëpunëtor i ish-presidentit Rugova, figura e tij përjetësisht e respektuar

11:44 | 2 Dhjetor 2021
A. B.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në ditëlindjen e tij.

Haradinaj përmes një shkrimi në ‘facebook’, thotë të jetë me fat që kishte bashkëpunëtor ish-presidentin Rugova, atëherë kur kishe shumë probleme e tema pakufi, shkruan arbresh.info

Postimi i tij i plotë:

Në ditëlindjen e tij, me të drejtë e quaj fat për mua të isha bashkëpunëtor i Presidentit Rugova, saktësisht në vitet e para të lirisë, atëherë kur kishte shumë probleme e tema pakufi.
Duke kujtuar idetë, qëndrimet, vendosmërinë por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare, figura e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, mbetet përjetësisht e respektuar.
RH /arbresh.info/

Lexo edhe:

Osmani: Do të kujdesem që t’i ruaj dhe kultivoj trashëgiminë dhe miqësitë që i krijoi Ibrahim Rugova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme