Zyra Rajonale e ngritur nga FSHF në Luginën e Preshevës ka zhvilluar këto ditë seleksionime me fëmijë të grup-moshës U-15 dhe U-13. Fillimisht seleksionimet janë zhvilluar në fshatin Tërnoc të Luginës dhe do të vazhdojnë javën e ardhshme në qytetin e Preshevës dhe në Bujanoc për të vëzhguar të gjithë fëmijët e këtyre moshave që luajnë futboll në të gjithë Luginën.
Në seleksionime ishin të pranishëm 50 lojtarë të datëlindjes 2008, 2009 dhe 2010, të cilët janë monitoruar nga afër nga dy trajnerët Nagip Jakupi dhe Faruk Nazifi.
Pas këtyre seleksionimeve do të përzgjidhen edhe lojtarët që do të bëhen pjesë e përfaqësueseve rajonale të Luginës së Preshevës për të udhëtuar drejt Tiranës ku do të zhvillojnë ndeshje testuese me fituesit e turneut të përfaqësueseve rajonale të Shqipërisë që organizohet nga FSHF për moshat U-13, U-14 dhe U-15.
Pjesë e këtij turneu do të jenë të gjitha ekipet rajonale të këtyre tre grup-moshave nga Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Elbasani, Korça, Lezha dhe Gjirokastra.
Qëllimi i këtij turneu është evidentimi i talenteve të reja që militojnë në kampionatet rajonale të FSHF-së dhe vëzhgimi i tyre nga stafi i ekipeve Kombëtare, për të qenë më pas edhe pjesë e ekipeve kombëtare të moshave. Organizimi i zyrës rajonale të FSHF në Preshevë është shumë i rëndësishëm për të promovuar dhe për të mbajtur nën monitorim të gjithë elementët cilësorë për përzgjedhjen më të mirë për ekipet Kombëtare.
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...