Zv. kryeprokurori dhe drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar Borislav Sarafov tha për “BTA” se të 45 viktimat e autobusit që u përfshi nga zjarri në autostradën e Strumës tashmë janë identifikuar. Identifikimi i tyre bëhet me profile të ADN-së.
Në orët e hershme të mëngjesit të datës 23 nëntor në autostradën afër fshatit Bosnek, autobusi me targa të Shkupit që udhëtonte nga Turqia për në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë flakë, ku humbën jetën 45 persona dhe 7 u lënduan.
“Dje me dekret të prokurorit publik është dhënë miratimi që eshtrat e viktimave t’u dorëzohen përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për transport dhe transferim të familjarëve të tyre”, tha Sarafov.
Qeveria bullgare do të ndihmojë në transport duke siguruar një avion ushtarak.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...