Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov tha se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë përparojnë në mënyrë miqësore ndërsa theksoi se presidentët Putin dhe Erdoğan në një bisedë telefonike do të bisedojnë për krizën e Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim në Këshillin e Federatës, Lavrov lidhur me krizën e Ukrainës pretendon se NATO duke marrë nën ndikimin e saj Ukrainën po përpiqet ta kthejë atë në një pozicion “anti-Rusi”. “(NATO) po kryen në Kiev transferimin e armëve vdekjeprurëse dhe SHBA-ja po ndërmerr hapa provokues në ajër dhe det pranë kufijve tanë”, tha Lavrov.
Duke përmendur deklaratat e presidentit Erdoğan se Turqia mund të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës për sigurimin e paqes në rajon, Lavrov tha: “Planifikohet të zhvillohet një bisedë telefonike mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Mendoj se në këtë bisedë do të bisedohet edhe çështja për ndërmjetësimin e Turqisë në krizën e Ukrainës”.
Ai vuri në dukje strukturën pozitive të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Turqisë. “Pavarësisht seriozitetit të disa dallimeve mes nesh lidhur me probleme të rëndësishme ndërkombëtare, diskutimi i këtyre dallimeve dhe mënyrave për t‘i trajtuar ato në mënyrë më efektive realizohen gjithmonë në kornizë miqësore, të sinqertë dhe me respekt reciprok”, theksoi Lavrov.
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...