Google ADS

Barcelona pritet të luajë një vit jashtë “Camp Nou”

08:23 | 2 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Barcelona do të kalojë një vit duke luajtur larg “Camp Nou” si pjesë e projektit, “Espai Barça”.

“Marca” raporton se Barcelona prezantoi të mërkurën planet të cilat, nëse ratifikohen nga anëtarët, do të shohin një rizhvillim të madh të “Camp Nou” dhe zonës përreth, i cili do të marrë katër vjet për t’u përfunduar dhe do të thotë se skuadra kalon një sezon duke luajtur larg “shtëpisë tradicionale”.

Projekti “Espai Barça” përfshinë gjithashtu shitjen e të drejtave të emrit të stadiumit dhe Barcelona ka zbuluar se janë në diskutime me partner të ndryshëm potencialë për marrëveshjen që variojnë nga 10 deri në 20 vjet.

Modernizimi i “Camp Nou” parashikohet të përfundojë në vitin 2025, ndërsa nuk ka data të përcaktuara për objektet e tjera, të cilat do të përfshijnë zyra, një hotel, një pavijon shumë sportive dhe një qendër stërvitore.

Në vitin e parë të punimeve, ekipi i parë i Barcelonës do të vazhdonte të lunate në stadium, megjithëse me një mbyllje të pjesshme, më pas në të dytin do të duhej të lunate diku tjetër, përpara se të ktheheshin në vitin e tretë dhe të katërt, përsëri me disa seksione të mbyllura./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme