Drejtori i shkollës “Yll Morina” në Gjakovë, Berat Bejtullahu, ka thënë se është kërcënuar me jetë nga një prind i një nxënësi në shkollën e tij.
Bejtullahu theksoi se deri te kjo ka ardhur për shkak të një dëmi të cilin e ka shkaktuar fëmija i tij, i njëjti fillimisht kishte pranuar të riparojë dëmin, por pas një debati e kishte ndryshuar mendjen, njofton Klankosova.tv.
“Kemi të bëjmë me një prind të një nxënësi i cili ka shkaktuar dëm në shkollë, dhe pas një debati prindi më kërcënoi me vrasje për fajin e fëmijës së tij, rastin më pas e kam paraqitur në polici”, ka thënë Bejtullahu.
“Nxënësi është me sjellje jo të mira, nuk është përjashtuar, ai vjen me rregull në shkollë, por prindi është ftuar për të diskutuar rreth riparimit apo rinovimit të dëmit që është bërë në shkollë”.
“Nuk e ka pranuar fillimisht fajin e fëmijës së tij, mandej e ka pranuar, por pas një diskutimi pas tre-katër orëve me telefon, ka treguar këto sjellje, më ka ofenduar me fjalë, dhe me vrasje”.
Bejtullahu tha që nuk kanë kërkuar pagesë, por vetëm që prindi të riparojë dëmin.
Ai theksoi gjithashtu se me të njëjtin prind, kishte pasë probleme edhe me fëmijën tjetër që ka qenë më parë në këtë shkollë.
“Sot e mora vesh se me të njëjtin prind kemi pasur problem edhe fëmijën tjetër të tij, që është tre vite më i vjetër, ka tre vite që të njëjtin prind nuk e kam kontaktuar, por që prindi gjithmonë ka deklaruar se fëmija nuk do sjellë probleme, por të njëjtat probleme janë duke na ndodhur”.
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...