Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka dërguar një mesazh presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Berisha i ka bërë thirrje që të mendohet shumë mirë para se të kalojë “Ballkanin e Hapur” në Tiranë. E sa i përket këtij projekti, Berisha thotë se ka për qëllim të ndajë Kosovën dhe të kthejë Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut në zona të hegjemonisë serbe.
Berisha shtoi, ndër të tjera, se nëse Vuçiq do bashkëpunim, duhet ta njohë më parë gjenocidin që Serbia ka ushtruar ndaj shqiptarëve.
“Miqtë e mi, Ballkani i Hapur është projekt armiqësor ndaj shqiptarëve. Ballkani i Hapur ka vetëm një qëllim, ndarjen e Kosovës, shndërrimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në zona absolute të hegjemonizmit serb. A do i pranojmë ne këto? Kurrën e kurrës. Ndaj, nga kjo platformë do t’i çojmë një mesazh Sllobodanit të ri. Hiqe nga mendja se do të kalojë Ballkani i Hapur në Shqipëri me firmën e Edi Ramës. Mendohu mirë, mendohu shumë herë para se të mësysh Tiranën si mik i Edi Ramës, sepse një popull i tërë do të jetë në rrugë kundër teje. Ne jemi dhe do të punojmë për marrëdhënie normale, por jo kurrë në kurriz të Kosovës”.
“Harroje se mund të prekësh Kosovën. Jemi një komb dhe vetëm një komb dhe kurrë më nuk do mund të prekësh një pjesë të territorit të saj. Nëse do paqe, miqësi, bashkëpunim, në radhë të parë të njohësh gjenocidin ciklik që ke ushtruar ndaj shqiptarëve”, tha Berisha./tvklan.al/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele