Deklarohet poligoni “Katana”: Në poligonin e shenjëtarisë ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme

20:21 | 1 Dhjetor 2021
L G

Pas lajmit se një 24 vjeçar u qëllua për vdekje në poligonin “Katana” në Obiliq, ka reaguar kompania në fjalë.

Sipas stafit të “Katana” rasti s’ka të bëjë me vrasje, por me vetëvrasje të qëllimshme.

“Me qellim te informimit te drejte dhe me qellim te parandalimit te thashethemeve dhe dezinformatave të shumëta, e duke pasur respekt ndaj privatësisë se personave te përfshirë ne ngjarje, njoftojme opinionin se para pak kohesh, ne poligonin e shenjetarise ka ndodhur nje vetevrasje e qellimshme”, thuhet në reagim. /arbresh.info/

Njoftim i plotë:

NJOFTIM
Me qellim te informimit te drejte dhe me qellim te parandalimit te thashethemeve dhe dezinformatave të shumëta, e duke pasur respekt ndaj privatësisë se personave te përfshirë ne ngjarje, njoftojme opinionin se para pak kohesh, ne poligonin e shenjetarise ka ndodhur nje vetevrasje e qellimshme.
Ngjarja ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar te gjitha procedurat standarde te sigurisë.
Kerkojme nga te gjithe, e sidomos mediet qe te kujdesen per mënyrën e informimit dhe te kene respekt ndaj familjes se te ndjerit.
Çfaredo informate rreth ketij rasti, do te merrni nga zyrtaret perkates te Policise se Kosoves.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme